Politike

VD-Basha i hoqi emrin nga lista, Ademi: Votova për shkarkimin e tij si kryetar

18 Dhjetor 2021, 13:00 Nga DOSJA
VD-Basha i hoqi emrin nga lista, Ademi: Votova për shkarkimin e tij si

SHKODËR – Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, nuk e kishte emrin në listën e votuesve ashtu si  nënkryetarja e PD, Irena Shestani apo dhe drejtues të strukturave, seksioneve dhe grupseksioneve, por kjo nuk i pengoi ato të votojnë, pasi e realizuan këtë sipas listës së vjetër të anëtarësisë.


“Është një leksion demokracie ky proces. Po ecën mirë, ka një pjesëmarrje që më emocionon. Për këtë duhet të jetë një reflektim për të gjithë ne për të ndryshuar. PD duhet të ringrihet mbi vlerat që është krijuar. Procesi kalon përtej emrave të veçantë.Bashkimi është themeli mbi të cilin PD duhet të ringrihet. Ku ka më mirë sesa ajo që dëshmojnë kamerat dhe prania juaj. Monitorimi dhe prezenca e medias që dokumenton angazhimin vullnetar dhe vullnetmirë të demokratëve është mbresëlënëse”., u shpreh ndër të tjera kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.

Pyetjes se kush është kryetar i PD sot ajo iu përgjigj me vendimin e Kuvendit teksa nuk hezitoi të tregojë publikisht dhe votën e saj.

Vendimmarrja është marrë me 11. Procesi i ringritjes dhe rithemelimit ka vijuar, edhe dita e sotme është në proces i tillë. Sot kam ratifikuar vendimin e Kuvendit të 11 Dhjetorit ku kam marrë pjesë, kam votuar për shkarkim. Fakti i këtij procesi sot shkon përtej emrave. Është nevojë e demoratëve për të ringritur PD.Unë jam këtu duke mbëhstetur një proces të nevojshëm, të domosdoshëm, të vonuar”., vijoi më tej Ademi.

LAJMI KRYESOR: Referendumi i Berishës për shkarkimin e Bashës, nis votimi në 71 degë të PD-së

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike referendumi kunder bashes sali berisha voltana ademi referendumi kunder bashes sali berisha voltana ademi

Sondazh

Poll