Politike

VD-Plasin të qeshurat në Kuvendin e PD, salla reagon me të bërtitura, ndërhyn Basha

18 Dhjetor 2021, 12:32 Nga DOSJA
VD-Plasin të qeshurat në Kuvendin e PD, salla reagon me të

TIRANË – Fjalimi i Profesorit dhe ish-deputetit demokrat, Rexhep Uka shkaktoi mjaft reagime në Kuvendin e PD-së. Uka theksoi se nuk mundet që të fajësohet vetëm një person për dështimët e deritanishme. Kjo sipas tij, do të ishte gjëja më e lehtë, por është një gjë që nuk e ndihmon opozitën.


Ndërkohë që Uka kritikonte mënyrën e të bërit politikë, të pranishmit në sallë filluan të thërrisnin “Rama Ik” dhe “Lulzim Basha” duke e ndërprerë disa herë Profesorin, i cili tha se po të donin ai e linte fare fjalimin.

“Po të doni unë e lë fjalimin, por kam edhe pak për të thënë”, tha Uka duke kaluar disa paragrafë nga letra e përgatitur, ndërsa më pas e mori fjalën Basha, i cili kërkoi që të bëhet durim ndaj atyre që kanë shumë për të thënë.

LAJMI KRYESOR: VD-Kuvendi i PD! Basha mbledh delegatët, votohen ndryshimet statutore, si votohet

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike fitim zekthi kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021 lulzim basha fitim zekthi kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll