Politike

Ish-studentja e Dhjetorit: Qëllimi ynë të mos lejojmë copëtimin dhe përçarjen e PD!

18 Dhjetor 2021, 12:08 Nga DOSJA
Ish-studentja e Dhjetorit: Qëllimi ynë të mos lejojmë

TIRANË – Në kuvendin e sotëm të thirrur nga kryedemokrati Basha, kanë folur edhe ish-studentë të Dhjetorit, ndër të cilët ishte edhe Arta Sakja, e cila u shpreh se brenda PD-së nuk ka pse të ketë betejë, por reflektim.

Ajo theksoi se qëllimi është që të mos lejohet copëtimi i PD-së dhe as përçarja, ndërsa shtoi se, eksperienca jonë politike, njohuritë tona mbi politikën na mësojnë të sillemi me maturi dhe përgjegjshmëri.

“Jam në PD nga dhjetori i 1990 sikundër pjesa më e madhe e bashkëmoshatarëve të mi, studentë që u ngritën kundër diktaturës. Që nga ai moment e deri sot jam rreshtua me PD sikurse shumë prej jush në ditë të mira e të vështira. Studentët e dhjetorit i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin me idealizëm të pastër që edhe pse u përdor dhe keqpërdor nga të tjerë nuk u zbeh kurrë. Djem e vajza studentë të dhjetorit të shpërndarë në gjithë botën mirëpritën në PD burra e gra të tjerë. Ne besojmë tek rinia, tek ndryshimi dhe fryma e re që rinia sjell gjithmonë. I pranuam sepse ne menduam gjithmonë veten si misionarë të përcjelljes së stafetës për më shumë liri, më shumë demokraci. Europa për ne ishte thirrje për të përqafuar të renë, për të përqafuar të ndryshmen, thirrje për të shkulur mendësinë komuniste. Ne, ADN-ja e PD nuk i ikëm asaj as kur na nominuan, as kur na spostuan. Demokratë që para 11 dhjetorit, të tillë do të mbetemi dhe pas tij. Në dhjetorin e vitit 1990 studentët ishin 20-vjeçarë, kurajozë, optimistë e ëndërrimtar. Në këtë dhjetor mbajmë mbi supe gjysmë shekulli. Qëllimi ynë të mos lejojmë copëtimin e PD-së, të mos lejojmë përçarjen e saj. Brenda PD-së nuk kemi pse të kemi betejë, duhet të kemi reflektim, të mos e zhvendosim axhendën e PD-së në luftëra të brendshme me njeri-tjetrin. PD është aset kombëtar, është shtëpia që u ndërtua dhe u rrit me kontributin e qindra demokratëve idealistë. Unë kam zgjedhur të jem qëndrestare, kam zgjedhur të jem me institucionin PD e ndërtuar me aksionet e qindra, mijëra demokratëve. Ashtu sikundër Viktor Hygo përmbyll poemën e tij ‘Fjala e fundit’, 1000 në qëndrofshin do qëndroj dhe vetë. Në qëndrofshin dhjetë, do të jem i dhjeti; Dhe një në qëndroftë, do të jem i vetmi! Rroftë PD!”, deklaroi ndër të tjera në fjalën në Kuvend, ish-studentja e Dhjetorit, Arta Sakja.

LAJMI KRYESOR: VD-Kuvendi i PD! Basha mbledh delegatët, votohen ndryshimet statutore, si votohet

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike arta sakja kuvendi i 18 dhjetorit kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021 lulzim basha sali berisha arta sakja kuvendi i 18 dhjetorit kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021 lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll