Politike

‘Sot dukemi si dy krena të një trupi’, Rexhep Uka kujton SMS që SHBA solli në ’90-n

18 Dhjetor 2021, 12:02 Nga DOSJA
‘Sot dukemi si dy krena të një trupi’, Rexhep Uka kujton

TIRANË – Profesor Rexhep Uka mbajti një fjalim të gjatë dhe që u shoqërua me duartrokitje të forta gjatë Kuvendit Kombëtar të PD-së. Ai bëri një parashtrim të gjithçkaje që ka ndodhur gjatë fillimit të viteve ’90 kur PD erdhi për herë të parë në pushtet duke shfaqur probleme të theksuara në raport me administrimin e tij.

Uka u shpreh se pak nga pak pa se si anëtarët dhe drejtuesit e partisë filluan të heshtin përballë kryetarit, të frikësuar se “nuk do të ishin të listën e tij”, ndërsa vijoi më tej se, pavarësisht motivit të thirrjes së tij, Kuvendi do të jetë një stacion për të çuar më tej demokracinë tonë të brishtë.

“Kam mbi një dekadë që kam grumbulluar disa minuta më tepër për t’iu thënë diçka. Pavarësisht motivit të këtij Kuvendi, mendoj se do të jetë një hap, një stacion më i lartë për të çuar me tej demokracinë tonë të brishtë. Shqiponja me dy krena nuk e ka fajin, sepse edhe ne po dukemi sikur jemi dy krena të një trupi. Boll me qenë e fortë si ajo e të mirat vijnë pas. Se do zgjidhim diçka e gjithçka sot, utopi. Se për çka kemi nevojë për t’u shëndetësuar politikisht, për të qenë aty ku na thërret koha e misioni, nuk dalim nga dera pa e thënë. A mund të ketë ndonjë mosmirënjohës, sado opozitar, që të mohojë rolin e PD? Nuk e besoj. Ne do t’i detyrohemi brez pas brezi qytetarisë. Të përjetshëm do mbeten në kujtesën e popullit martirët, ata që dhanë më të shtrenjtën, sublimen, jetën e tyre. Për herë të parë në jetë ishim të çliruar nga censura. Gatishmëria për të rrëzuar komunizmin ishte deklamative, por sfida e demokracisë ishte e panjohur. Të vetmen politikë që dinim ishte rrëzimi një orë e më parë i komunizmit. Me gatishmëri e dashuri kozmike, nga SHBA arritën ndihmat e para. Ata kishin kuptuar nevojën urgjente si të flisnim për demokracinë. Jehona ishte e paparashikueshme. Faleminderit Amerikë! Po ju lexoj disa prej atyre mesazheve: “Demokracia në vetvete nuk garanton asgjë. Ajo paraqet mundësinë për të fituar, por edhe rrezikun për të dështuar. Premtimi që bën demokracia është jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë. Demokracia është premtim dhe sfidë. Qeveria e popullit dhe nga populli do të thotë se shtetasit e një shoqërie demokratike ndajnë me të të mirat e të këqijat. Në çdo shoqëri e në çdo brez njerëzit duhet të fillojnë rishtas veprën e demokracisë, duke marrë parimet e së kaluarës dhe duke i zbatuar ato në epokën e re. Gabimet politike nuk mund të zhvillohen jashtë një klime pehazhi dhe terruari të caktuar. Këtë habitat e krijojnë njerëzit, politikbërësit. Rruga më e sigurt e humbjes së pushtetit është sulja drejt tij. Nëse asnjëherë nuk ke pasur kurajon për t’u prononcuar, sot dihet pozicionimi i tij, por besueshmëria bie. Të heshtësh, kur sheh se demokracia shteron para syve të tu, kur ligji ndryshon sipas dëshirës së shefit, besoj se pasojat nuk i kemi provuar ne të parët”, tha ish-ministri demokrat, Rexhep Uka.

LAJMI KRYESOR: VD-Kuvendi i PD! Basha mbledh delegatët, votohen ndryshimet statutore, si votohet

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021 lulzim basha rexhep uka kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021 lulzim basha rexhep uka

Sondazh

Poll