Aktualitet

Mungojnë rojet bregdetare, tre persona rrezikojnë mbytjen në Velipojë

23 Qershor 2019, 11:06 Nga DOSJA

VELIPOJË– Tre persona kanë rrezikuar mbytjen ditën e sotme në bregdetin e Velipojës.

Mësohet se në të tre rastet, personat kanë rrezikuar të mbyten për shkak të dallgëve në det dhe se ata që i kanë shpëtuar kanë qënë plazhistë të tjerë. 

Mes personave që i kanë shpëtuar dallgëve ditën e sotme është edhe një fëmijë 13 vjeç.

Mesa duket si çdo verë tjetër edhe këtë vit mungojnë rojet bregdetare. Çdo vit në Shqipëri dhjetra persona gjejnë vdekjen pasi mbyten në det, ndërsa në breg nuk ka roje që të parandalojnë raste të tilla. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mungesa e rojeve bregdetare velipoje mungesa e rojeve bregdetare velipoje

Sondazh

Poll