Aktualitet

Dy orë përplasje me Policinë në KZAZ-në e Kavajës, Gjykata lë në burg 2 prej të arrestuarve

23 Qershor 2019, 07:58 Nga DOSJA
Dy orë përplasje me Policinë në KZAZ-në e Kavajës,

KAVAJË– Gjykata e Rrethit të Kavajës ka vendosur që të mbajë në burg 2 prej 6 të arrestuarve për dhunë në qendrat e KZAZ-ve

Burg është vendosur për shoferin e Bashkisë së Kavajës Ervin Bakllin, dhe për një tjetër person i identifikuar si Arben Xhihani .

Ndërsa për të arrestuarit e tjerë, togat e zeza kanë vendosur “arrest shtëpiak” dhe “detyrim paraqitjeje”.

Të arrestuarit dhe të proceduarit akuzohen për kundërshtim të forcave policore dhe për dëmtim të materialeve zgjedhore të mbetur në tentativë.

Katër ditë më parë në Kavajë, u zhvillua dy orë betejë mes Policisë dhe qytetarëve në KZAZ-në, ku u përdor gazi lotsjellës dhe gurët. Qindra qytetarë tentuan që të hyjnë brenda KZAZ që ndodhej në shkollën “3 dëshmorët”. Policia ka përdorur dhe dhunën.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tensione në kavajë zbrazja e kzaz-ve te votimit tensione në kavajë zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll