Aktualitet

Sekuestro hotelit dhe truallit në Himarë, financim prej 500 mijë eurosh

22 Qershor 2019, 12:39 Nga DOSJA
Sekuestro hotelit dhe truallit në Himarë, financim prej 500 mijë

HIMARË- Një hotel në ndërtim e sipër dhe trualli ku ai është duke u ndërtuar në Himarë, u sekuestrua me vendim të Gjykatës së Vlorës, pasi dyshohet për veprën penale “falsifikimi i dokumentesh” dhe “shpërdorim të detyre”.

Ky ndërtim, i lejuar në 2018  nga bashkia e Himarës, është dhënë në favor të një shoqërie sh.p.k, me administrator F. H. në një truall prej 700 m2 në Spile

Vlera financiare e objektit dhe truallit kap shifrën rreth 500.000 euro. Ky sekuestrim u bë në kuadër të procedimit penal nr. 342 viti 2019, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve“ dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi i plotë i policisë Vlorë:

Sekuestro Preventive për një hotel në ndërtim dhe truallin ku ndërtohet hoteli në Himarë.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, është bërë zbatimi i Vendimit Penal nr. 1314, datë 20.06.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi një objekt hotel në ndërtim.

Ky ndërtim ka qenë i lejuar me vendimin nr.64, datë 30.07.2018 nga ana e bashkisë Himarë dhe leja e ndërtimit është dhënë në favor të një shoqërie sh.p.k, me administrator shtetasin F. H., si dhe një sipërfaqe toke truall prej 700 m2, e ndodhur në Spile Himarë ku po ndërtohet ky hotel.

Vlera financiare e objektit dhe truallit kap shifrën rreth 500.000 euro.

Ky sekuestrim u bë në kuadër të procedimit penal nr. 342 viti 2019, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve“ dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga nenet 186 dhe 248 të Kodit Penal.

(A.M. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet himarë sekuestrohet hoteli himarë sekuestrohet hoteli

Sondazh

Poll