Aktualitet

Sulmuan KZAZ-të, Gjykata vendos ”arrest shtëpie” për 4 të arrestuarit, dalin me dy gishtat lart (FOTO)

23 Qershor 2019, 08:10 Nga DOSJA
Sulmuan KZAZ-të, Gjykata vendos ”arrest shtëpie” për

KUKËS– Gjykata e Kukësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 4 të arrestuarit për tensionet e shkaktuara gjatë zbrazjes së KZAZ-ve nga materialet zgjedhore.

Pas dhënies së vendimit për ta, katër të arrestuarit kanë dalë nga ambientet e Gjykatës me dy gishtat lart (simboli i PD).

Policia e Kukesit arrestoi 4 persona në mesin e tyre edhe një inspektor të policisë bashkiake, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin shkatërruan derën e palestrës dhe i vunë zjarrin në oborrin e saj.

Të arrestuarit e policisë ishin: Ahmet Cahani 46 vjeç, shofer ne Bashkine e Kukesit, Ermal Haziri 42 vjeç, shofer ne Bashkine e Kukesit, Ersi Biçaku 26 vjeç, inspektor i policisë Bashkiake dhe Ervin Meshi, 35 vjeç, militant i PD-së. Ndërsa janë shpallur në kërkim 6 pjesëmarrës të tjerë. 

Ndërkohë që brenda pritej që të jepej masa e sigurisë ndaj tyre, jashtë gjykatës në mbështetje të tyre ishin mbledhur drejtues të PD-së, mbështetës të opozitës dhe familjarë që mbanin në duar pankarta ‘Rama ik’.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e kukesit kukes tensione ne kukes zbrazja e kzaz-ve te votimit gjykata e kukesit kukes tensione ne kukes zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll