Aktualitet

Pasuritë nënujore të UNESCO, Auron Tare rizgjidhet kryetar i Këshillit Shkencor e Teknik

22 Qershor 2019, 16:03 Nga DOSJA

TIRANË- Ditën e djeshme u mbyll sesioni i 10 i UNESCO mbi trashëgiminë kulturore botërore. Kjo konvente e njohur si konventa 2001 merr në mbrojtje të gjithë pasurinë kulturore nënujore dhe ju bën thirje të gjitha vendeve anëtare të ruajnë mbrojnë dhe promovojne këtë trashëgimi. 

Po kështu ky sesion zhvilloi zgjedhjet e reja për Këshillin teknik dhe shkencor, ku vendet anëtare përzgjedhin kandidaturat që vijnë nga e gjithë bota shkencore e kërkimeve nënujore.

Midis kandidaturave me votim të fshehtë, Auron Tare rizgjidhet përsëri në Këshillin Shkencor dhe Teknik të UNESCO, organizmi më i lartë dhe  vetmi në botë që autorizohet nga Kombet e Bashkuara për të përfaqesuar vendet anëtare në fushën e trashëgimisë kulturore nënujore. Ky Këshill Shkencor ka vetëm 12 anëtare dhe janë nga emrat më të njohur në botë të kësaj fushe.

Nderkohë në hapjen e sesionit të panelit  kryesor, krahas drejtoreshës së përgjithshme të UNESCO, Ministrit të Kulturës së Francës, ishte vendosur edhe   Auron Tare, si një vleresim nga UNESCO mbi rëndësinë e kërkimeve nënujore shqiptare.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet auron tare keshilli shkencor e teknik pasurite nenujore te unesco auron tare keshilli shkencor e teknik pasurite nenujore te unesco

Sondazh

Poll