Aktualitet

Bombat e BILD, deputeti i PS Ilir Ndraxhi pyetet në Prokurori, 2 orë dëshmi për bisedat e vëllait me Avdylajt

22 Qershor 2019, 11:36 Nga DOSJA
Bombat e BILD, deputeti i PS Ilir Ndraxhi pyetet në Prokurori, 2 orë

TIRANE- Dy javë pasi BILD publikoi një sërë audio-përgjimesh ku i përfshirë ishte edhe deputeti i PS Ilir Ndraxhi, ky i fundit është paraqitur në prokurori.

Dosja.al ka mësuar se ai është pyetur për gati 2 orë për përfshirjen e tij në këto audio, ku kreu i bandës së Shijakut, Astrit Avdylaj thotë se grupi i tij mbështet kandidimin e Ndraxhit dhe bën fushatë për të në 2017.

Nuk ka ende detaje nga të dhëna nga dëshmia e Ndraxhit në prokurori, por mësohet se ai ka shkuar të enjten në organin e akuzës. Emri i Ilir Ndraxhit përmendet gjithashtu në bisedën e të vëllait me Astrit Avdylajn.

Pas publikimit të audio-përgjimit të BILD, vetë Ndraxhi reagoi dhe tha se nuk e njihte Astrit Avdylajn, ndërkohë që  për raportin e vëllait të tij me kreun e grupit kriminal të Shijakut, ligjvënësi socialist tha se nuk ka dijeni. “Nuk kam dijeni për përgjimet e publikuara. Jam i detyruar t’u hap telefonin qytetarëve. Astrit Avdylajn nuk e njoh”, thotë deputeti i PS, Ilir Ndraxhi.

Më 5 qershor, prestigjiozia gjermane “Bild” nisi publikimin e 6 audiopërgjimeve të reja të dosjes“Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohej Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bombat e tiedes dosja 339|1 ilir ndraxhi bombat e tiedes dosja 339|1 ilir ndraxhi

Sondazh

Poll