Politike

Përplasjet në PD, Tabaku: Dua gjëra pozitive, këto s’i bëj me kundërshtarin, jo me…

18 Dhjetor 2021, 10:51 Nga DOSJA
Përplasjet në PD, Tabaku: Dua gjëra pozitive, këto s’i

TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi se sot PD do të hedhë një hap të jashtëzakonshëm dhe të rëndësishëm në aleancën më të madhe me qytetarët. Në një prononcim për News24, Tabaku tha se Kuvendi Kombëtar sot do të japë mesazhin se kush është në të vërtetë shumicë. E pyetur për përplasjen në PD dhe për protestën e paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha tha se preferon që sot të flasë për gjëra pozitive.

“Një dhe vetëm një vendim i rëndësishëm, PD sot bën një hap të jashtëzakonshëm në një aleancë të madhe me qytetarët, hapet duke e konsideruar aleancën me qytetarët si më të rëndësishmen. Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në politikë, por s’duan të jenë anëtarë, ne sot u japim të drejtën të përfshihen në PD, në kauzat e PD, por mbi të gjitha në luftën e përballjen me qeverinë. Ne sot hedhim këtë hap të madh për t’i ftuar të gjithë. Le të bëhemi bashkë, sot është dita për t’u bërë bashkë. Do të ekzistojë një strukturë, që do të quhet Aleanca me Qytetarët, ku do të ketë një pjesëmarrje me 10% në strukturat e partisë, për t’iu dhënë atyre mundësinë që kauzat t’i sjellin në parti, por edhe për t’iu dhënë mundësinë për vendimmarrjen brenda partisë. Ndërkohë, standardi i Bashës për pezullimin e Berishës nga grupi i PD do të jetë një standard për të gjitha strukturat drejtuese të PD në të ardhmen,”- tha Tabaku.

Pyetje: Protesta e Berishës ditën e hënë, duke nisur nga selia e PD…

Jorida Tabaku: Sot ka një PD që është këtu, që tregoi shumicën, një PD që do të tregojë shumicën sot edhe në Kuvendin Kombëtar. Të gjithë shqiptarët panë sa energji ka PD, sa njerëz punojnë përditë me pasion për PD. PD do ta tregojë me akte e veprime konkrete rrugën për të ardhmen. Ky Kuvend sot do të japë mesazhin se ne jemi shumicë.

Pyetje: A keni frikë për përplasje të hënën?

Jorida Tabaku: Le ta mbyllim me mesazhe pozitive. Unë s’e kam bërë me kundërshtarin, jo më me ata që kam në PD. Le t’i japim mundësinë të gjithë demokratëve të vijnë. Kjo është partia e njerëzve të lirë, që e thonë fjalën e tyre jashtë, por në fund të ditës vijnë këtu sepse kundërshtari është në kryeministri. PD vjen në pushtet me votën e demokratëve në aleancë me qytetarët dhe këdo shqiptar që është përball kësaj qeveria. Për këtë arsye po hedhim këtë hap sot.

LAJM KRYESOR: VD-Kuvendi i PD! Basha mbledh delegatët, votohen ndryshimet statutore, si votohet

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike jorida tabaku kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021 jorida tabaku kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021

Sondazh

Poll