Aktualitet

Shqiptarët i futen në shtëpi emigrantëve pakistanezë, u marrin gjithçka kishin

18 Dhjetor 2021, 09:45 Nga DOSJA
Shqiptarët i futen në shtëpi emigrantëve pakistanezë, u

IGUMENICË – Një përplasje e dhunshme fizike mes emigrantësh ka ndodhur në kufirin greko-shqiptar. Ngjarja është regjistruar në Asproklis të Igumenicës, ku mësohet se, një grup prej katër shqiptarësh, ka mësyrë në një banesë të marrë me qira nga 5 punëtorë nga Pakistani dhe Somalia.

Shqiptarët i kanë sulmuar, i kanë marrë paratë dhe telefonat dhe janë larguar. Gjatë përleshjes, emigrantët nga Pakistani dhe Somalia, të ndihmuar edhe nga tre emigrantë të tjerë që jetonin në një banesë pranë, nga Siria, Iraku dhe Sudani, kanë arritur të kapin jashtë banesës një nga katër shqiptarët dhe e kanë goditur atë.

Në vendngjarje mbërriti policia dhe shoqëroi 8 emigrantë të huaj dhe 1 shtetas shqiptar. Ky i fundit për shkak të plagëve është transportuar drejt spitalit të Janinës, ndërsa të tjerët në spitalin e Filatit. Tre shqiptarët e kërkuar mendohet se janë futur sërish në toke shqiptare ilegalisht.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet emigrantë greqi igumenicë shqiptare emigrantë greqi igumenicë shqiptare

Sondazh

Poll