Politike

Votimi i degës nr.2 pranë Ambasadës Amerikane, Strazimiri: Nuk ka asnjë simbolikë

18 Dhjetor 2021, 08:58 Nga DOSJA
Votimi i degës nr.2 pranë Ambasadës Amerikane, Strazimiri: Nuk ka

TIRANË – Ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri, ka dhënë detaje nga procesi i sotëm për shkarkimin e Lulzim Bashës nga anëtarët e degës dy të PD në kryeqytet dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar, aty ku pritet të votojë edhe ish-Kryeministri Sali Berisha. Sa i takon zgjedhjes së lokalit ata thonë se nuk ka asnjë simbolikë.

“Gjithçka është në rregull, ka fluks të madh në Qendra Votimi. Votimi në lokal nuk është qesharak, degët e PD janë zyra, më të vogla se ky bar. Jemi përpjekur gjithmonë të gjejmë ambjente sa më të mëdha që të votojnë sa më shumë. Në rrethe kemi pasur hollet e Pallateve të Kulturës. Bar Amerika është vend që e njeh gjithë lagjja, varet dhe kush ta jep lokalin. Nuk ka simbolikë. Pronari si duket është proamerikan. Zyra e degës nuk ka na ftuar më që pas zgjedhjeve të fundit. Njerëzit ndihen të vlerësuar që po shprehen me votë për të larguar kryetarin vulëmbajtës.”, u shpreh Strazimiri.

Lidhur me ndryshimet statutore të miratuara në Kuvendin e 11 dhjetorit, Strazimiri thotë se do të vlerësohet nëse kanë mospërputhje kushtetuese.

“Mospërputhja është: Në Republikën e Shqipërisë ndalohen organizime që kërkojnë të përmbysin pushtetin me dhunë. Nëse statuti i partive ka të tilla qëllime antikushtetuese. Aty ku është baza duhet të shkojë cilido, me ta duhet të qëndrojmë deri në fund. Nuk ka asnjë kështjellë për tu marrë se nuk ka asnjë kështjellë që nuk e kanë demokratët tashmë. Selia dhe gjithçka tjetër është e demokratëve. Cilido është në zyra është një qeraxhi në seli. Bashën do ta largojmë me votën e lirë të demokratëve nëse nuk e njeh e ka për të zezën e vet.”, vijoi më tej në prononcimin e tij për mediat, ish-deputeti demokrat.

LAJMI KRYESOR: Referendumi i Berishës për shkarkimin e Bashës, nis votimi në 71 degë të PD-së

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gent strazimi referendumi kunder bashes sali berisha gent strazimi referendumi kunder bashes sali berisha

Sondazh

Poll