Politike

Luan Baçi flet nga Fieri: Pritet një pjesëmarrje deri në 80% të anëtarësisë

18 Dhjetor 2021, 09:10 Nga DOSJA
Luan Baçi flet nga Fieri: Pritet një pjesëmarrje deri në

FIER – Kreu i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi, i cili i është bashkuar referendumit të thirrur nga Sali Berisha për shkarkimin e Lulzim Basha si kryetar i PD, ka folur në një prononcim për mediat në lidhje me ecurinë e votimit në këtë qark, ku ndër të tjera deklaroi se pjesëmarrja është masive, ndërsa shtoi se Kuvendi Kombëtar, që do të mblidhet sot në orën 11:00 nga Basha, është nul dhe nuk ka numrin e nevojshëm të delegatëve.

“Sot është një ditë e veçantë, është referendum si asnjëherë tjetër. Voton anëtarësia në mënyrë plebishitare. Janë orët e para të mëngjesit dhe ka një pjesëmarrje masive. Lulzim Basha po organizon një Kuvend të PD, një kuvend që organizohet me anëtarë të thjeshtë të PD ose jo, që mundet t’i mbledhin sa andej këndej. Një pjesë e mirë e tyre nuk kanë lidhje me pozicionin politik të PD, pra nuk janë delegatë. Delegatët janë të dhënë, të zgjedhur në Kuvendin e parë, delegatë janë kryetarët e seksioneve, të grupseksioneve, sekretarët e grupseksioneve dhe anëtarët. Janë njerëz që njihen një për një. Sot, në Kuvendin e ashtuquajtur që do të mbahet në Tiranë, unë i bëj thirrje Bardhit e Bashës të publikojnë emrat e delegatëve të Fierit dhe t’i ballafaqojmë. Kështu që Kuvendi i 18 dhjetorit del nul. Plus, Pallati i Kongreseve nuk ka më shumë se 2 mijë karrige. Që Kuvendi të quhet i vlefshëm duhen të paktën 3 mijë e 1 delegatë. Absolutisht kanë mbledhur anëtarë të PD për të bërë një Kuvend”, tha Baçi.

LAJMI KRYESOR: Referendumi i Berishës për shkarkimin e Bashës, nis votimi në 71 degë të PD-së

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike luan baci pd fier sali berisha luan baci pd fier sali berisha

Sondazh

Poll