Politike

Votimi për shkarkimin e Bashës, Komisioni: Janë hapur 106 qendra në të gjithë vendin

18 Dhjetor 2021, 08:12 Nga DOSJA
Votimi për shkarkimin e Bashës, Komisioni: Janë hapur 106 qendra

TIRANË– Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka bërë me dije se materialet zgjedhore janë shpërndarë dhe administruar nga të gjithë komisionet përkatëse në të 106 Qendrat e Votimit në të gjithë vendin. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se komunikimin i ardhshëm do të bëhet rreth orës 10.30 ku do të jepen të dhënat e para rreth pjesëmarrjes dhe ecurisë në procesin e votimit.

Njoftimi i plotë:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton që materialet zgjedhore janë shpërndarë dhe administruar nga të gjithë komisionet përkatëse në të 106 Qendrat e Votimit në të gjithë vendin.

Deri në këto momente, sipas informacioneve zyrtare nga Komisionet përgjegjëse, janë hapur në orën 8.00 të 106 Qendrat e Votimit. Ka filluar dhe vijon procesi i votimit qetë dhe notmalisht. Komunikimi I ardhshëm do të bëhet rreth orës 10.30 ku do të jepen të dhënat e para rreth pjesëmarrjes dhe ecurisë në procesin e votimit.

LAJM KRYESOR: Referendumi i Berishës për shkarkimin e Bashës, nis votimi në 72 degë të PD-së

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll