Politike

VD-Shkarkimi i Bashës! Deromemaj voton i pari në Vlorë: Entuziazmin do ta shikoni

18 Dhjetor 2021, 07:51 Nga DOSJA
VD-Shkarkimi i Bashës! Deromemaj voton i pari në Vlorë:

VLORË– Kryetari i Partisë Demokratike në Vlorë, Genc Deromemaj dha një deklaratë për mediat sapo hodhi votën në referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës. Ai u shpreh se entuziazmi do të shikohet në orët në vazhdim, kur demokratët të kenë vendosur me vullnetin e tyre të lirë vendimin për shkarkimin e Bashës.


“Ky vendim sot do të thotë e ardhmja, jo thjesht për PD por kam besimin e plotë që do të jetë e ardhmja për Shqipërinë, – deklaroi Deromemaj. – Sot pritet të votojnë, me siguri, i bindur nga entuziazmi dhe nga informacionet që kemi marrë deri tani, më shumë se në zgjedhjet e fundit të 13 qershorit. Entuziazmin do ta shikoni në orët në vazhdim, kur demokratët kanë vendosur me vullnetin e tyre të lirë të shprehen për referendumin.”

LAJMI KRYESOR: Referendumi i Berishës për shkarkimin e Bashës, nis votimi në 72 degë të PD-së

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike genc deromemaj referendumi kunder bashes genc deromemaj referendumi kunder bashes

Sondazh

Poll