Bota

Me 65 vota pro, Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin për vitin 2022

17 Dhjetor 2021, 21:43 Nga DOSJA
Me 65 vota pro, Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin për vitin 2022

KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022. Me 65 vota pro Kuvendi i Kosovës ka miratuar buxhetin prej 2.7 miliardë eurosh.

Asnjë nga deputetët nuk ka votuar kundër, derisa kishte vetëm një abstenim. Miratimi i buxhetit, që iu shtuan mbi 80 amendamente, u bë në një seancë të jashtëzakonshme, e cila u kundërshtua nga opozita. Në seancën e nisur qysh në ora 11:00, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka mbajtur fjalimin vjetor presidentja Vjosa Osmani.

Partitë opozitare e kanë bojkotuar fjalimin vjetor të presidentes Osmani në Kuvendin e Kosovës.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni buxheti i vitit 2022 i kosoves vjosa osmani buxheti i vitit 2022 i kosoves vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 17 Dhjetor 2021, 19:16

Katedralja Notre-Dame gati për restaurim

FRANCË– Restaurimi i Katedrales së Notre-Dame nisi ditën e sotme, më shumë se dy vjet pas zjarrit që thuajse e shkatërroi. Në Francë ka nisur prerja ...