Bota

Italia ashpërson masat anti-Covid, 100 persona ngecin në aeroportin e Prishtinës

17 Dhjetor 2021, 18:35 Nga DOSJA
Italia ashpërson masat anti-Covid, 100 persona ngecin në aeroportin e

KOSOVË- Mbi 100 pasagjerë janë kthyer pas nga aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për shkak të ashpërsimit të masa anti-Covid nga Italia. Gazeta Ekspress shkruan se nga 16 dhjetori, qytetarët nga Kosova mund të udhëtojnë në Itali vetëm për nevoja urgjente, shëndetësore dhe për studime. Një udhëtarët, Ardall Celina, se rreth 100 pasagjerë nuk janë lejuar që të hypin në aeroplanë pa asnjë njoftim paraprak. Sipas tij, atyre u është thënë në aeroport se nuk mund të hyjnë në aeroplan për shkak se Italia i ka ndryshuar rregullat e hyrjes e që ndërlidhen me masat kundër pandemisë.

“Ne kemi rezervuar për të shkuar në Itali dhe jemi rreth 100 pasagjerë me pasaporta të Kosovës. Nuk janë duke na lënë me hip në aeroplan se po na thonë që kanë ndryshuar diçka rregulloret. Nuk po na e japin asnjë letër për të na informuar e as që sot nuk mundemi me hip në aeroplan. Para dy orësh ‘ëizzarit’ na bëri thirrje që të vijmë dhe të mos vonohemi për ‘check-in’. Nuk ka asnjë informatë zyrtare”, ka thënë ai.

Lidhur me këtë çështje janë deklaruar edhe nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”. Zëdhënësja Valentina Gara ka thënë, se këta pasagjerë nuk janë lejuar që të regjistrohen sot në sportel për shkak të ndalesave të reja të shtetit italian.

“Ne vazhdimisht ju kërkojmë udhëtareve që para se të udhëtojnë t’i referohen rregullave të fundit të shtetit për ku ata udhëtojnë. Udhëtarët të cilët sot nuk janë lejuar të regjistrohen në sportel është për shkak të ndalesave te reja te shtetit Italian te cilat janë edhe te publikuara ne web faqen zyrtare te Ambasadës së Italisë në Kosovë. Prandaj lusim udhëtaret që çdo ankesë të tyre ta dërgojnë në kompaninë ajrore me të cilën kishin planifikuar udhëtimin”, ka thënë ajo.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni adem jashari ardall celina italia ashperson masat anti-covid valentina gara adem jashari ardall celina italia ashperson masat anti-covid valentina gara

Sondazh

Poll