Bota

Pas 10 javësh, merr detyrën kryeministri i ri çek, Presidenti:Bëni diçka të dobishme

17 Dhjetor 2021, 21:20 Nga DOSJA
Pas 10 javësh, merr detyrën kryeministri i ri çek,

ÇEKI- Qeveria e re çeke ka mundur të marrë detyrën pas një pauze 10-javore. The Guardian shkruan se koalicion pesë-partiak i kryesuar nga Petr Fiala, arriti që të dekretohej nga Presidenti çek Miloš Zeman.

Kryeministri i ri, Petr Fiala gjatë betimit të tij ka premtuar për të trajtuar urgjentisht normat e shfrenuara të infeksionit Covid-19, inflacionin, çmimet e energjisë dhe një deficit buxhetor në rritje. Vonimi i betimit të qeverisë së re në Çeki ka ardhur për shkak të infektimit të Presidenti Zeman me Covid-19.

“Gjëja më e lehtë për të bërë do të ishte thjesht t’ju uroj suksese, por kjo nuk është shumë specifike. Prandaj dëshiroj t’ju uroj diçka të dobishme për të lënë pas. Tingëllon e qartë, por nuk është e qartë,” i tha Zeman kabinetit të ri 18 anëtarësh, të cilët të gjithë iu nënshtruan testeve Covid përpara se të lejoheshin të merrnin pjesë. 

Fiala, 57 vjeç, një ish-profesor i shkencave politike, bëhet kryeministri i 13-të i Republikës Çeke që nga formimi i saj në 1993 pas shpërbërjes së Çekosllovakisë. Ai zëvendëson Andrej Babiš, një ish-oligark miliarder, i cili është pozicionuar për të kandiduar për presidencën çeke kur mandati i Zeman përfundon në 2023, pasi qeveria e tij populiste u mund në zgjedhjet e tetorit të kaluar.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota andrej babis milos zeman petr fiala andrej babis milos zeman petr fiala

Sondazh

Poll

Bota 17 Dhjetor 2021, 19:16

Katedralja Notre-Dame gati për restaurim

FRANCË– Restaurimi i Katedrales së Notre-Dame nisi ditën e sotme, më shumë se dy vjet pas zjarrit që thuajse e shkatërroi. Në Francë ka nisur prerja ...