Bota

Ndahet nga jeta Lucia Hiriart, e veja e ish-diktatorit kilian Pinoçeti

17 Dhjetor 2021, 19:32 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta Lucia Hiriart, e veja e ish-diktatorit kilian Pinoçeti

SHBA- Lusia Hiriart, e veja e gjeneralit kilian, Augusto Pinoçeti ka humbur jetën në moshën 99-vjeçare. Mediat e huaja shkruajnë se Hiriart ishte e sëmurë prej disa kohësh dhe muajt e fundit ishte shtruar disa herë në spital. Lajmin e trishtë e dha mbesa e saj me anë të një postimi në Facebook.

“Në moshën 99-vjeçare dhe e rrethuar nga familja dhe njerëzit e dashur, gjyshja ime e dashur ndërroi jetë. Ajo la një gjurmë të madhe në zemrat tona”,- tha mbesa e saj Karina Pinochet.

Lusia Hiriart konsiderohej si “grua e hekurt”, pasi ishte zonja e parë mes viteve të diktaturës 1973 dhe 1990. Ajo ngjalli reagime të forta për shkak të ndikimit që kishte në vendimet e bashkëshortit të saj dhe pasurisë që grumbulloi familja. Vdekja e ish-zonjës së parë të Kilit ndodh 15 vjet pas vdekjes së Augusto Pinochet më 10 dhjetor 2006.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota augusto pinoçet kili lusia hiriart shba augusto pinoçet kili lusia hiriart shba

Sondazh

Poll

Bota 17 Dhjetor 2021, 19:16

Katedralja Notre-Dame gati për restaurim

FRANCË– Restaurimi i Katedrales së Notre-Dame nisi ditën e sotme, më shumë se dy vjet pas zjarrit që thuajse e shkatërroi. Në Francë ka nisur prerja ...