Bota

Katedralja Notre-Dame gati për restaurim

17 Dhjetor 2021, 19:16 Nga DOSJA

FRANCË– Restaurimi i Katedrales së Notre-Dame nisi ditën e sotme, më shumë se dy vjet pas zjarrit që thuajse e shkatërroi. Në Francë ka nisur prerja e rreth 1000 trungjeve të lisit që do të përdoren për të ndërtuar shtylla mbi të cilën do të mbështetet maja e re e godinës.

Puna kryhet nga 45 makineri në të gjithë Francën në mënyrë që druri i kërkuar për kullën të ruhet për t’u tharë dhe të sillet në kantierin e ndërtimit, i cili është montuar paraprakisht. Mickawl Renaud, drejtuesi i këtij projekti u shpreh për “The Times” që për riparimin e katedrales do të përdoren materiale ndërtimi, të cilat janë sa më pranë materialit origjinal.

 

Për rindërtimin e Katedrales deri më tani janë mbledhur rreth 840 milionë euro donacione, përfshirë nga fondacionet. Më 15 Prill 2019, ikona e kryeqytetit francez u përfshi nga flakët. Zjarri u përhap në strukturën e çatisë dhe më pas goditi pjesë të mëdha të ndërtesës mesjetare. Shkaku i zjarrit ende nuk është sqaruar plotësisht por dyshohet se një defekt në sistemin elektrik ose një cigare e pa fikur mund të ketë shkaktuar zjarrin.

(A.T/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota katedralja e notre dame katedralja e notre dame

Sondazh

Poll