Bota

Kurti kërkon respektim të masave anti-Covid: Omicron mund t’i përmbysë arritjet tona

17 Dhjetor 2021, 18:45 Nga DOSJA
Kurti kërkon respektim të masave anti-Covid: Omicron mund t’i

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se zbatimi i masave anti-Covid është një çështje urgjente. Telegrafi shkruan se sipas Kurtit lirimi i masave është i lidhur me zbatimin e masave në fuqi. Kryeministri tërhoqi vërejtjen se prania e variantit Omicron të SARS COV-2 në shtete të ndryshme dhe mos-respektimi me përpikëri i masave në fuqi mund t’i përmbysë të arriturat e deritanishme në luftën kundër COVID-19.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha se zbatimi me disiplinë i masave në fuqi, të cilat janë proporcionale në raport me gjendjen ekzistuese epidemiologjike do të ketë dy rezultate të prekshme. Ministri ka folur edhe për rëndësinë e fuqizimit të vaksinimit kundër COVID-19, duke i bërë thirrje popullatës që të vaksinohen dhe ta kompletojnë këtë proces të rëndësishëm, në këtë kohë, kur varianti Omicron është regjistruar në disa shtete dhe përhapja e tij është mjaft e shpejtë.

“Do ta na ndihmojë të mbajmë numrin e rasteve sa më të vogël, duke mos e ngarkuar personelin dhe infrastrukturën spitalore, rrjedhimisht edhe uljen e shpenzimeve kundër COVID-19 dhe do të ndikojë në nxitjen e vaksinimit të mëtejmë të popullatës me vaksinën kundër COVID-19, në veçanti të asaj kategorie që për arsye të ndryshme ende nuk ka marrë dozën e parë apo të dytë të vaksinës”, tha Latifi.

Varianti Omicron u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut në nëntor dhe që atëherë vendi ka parë një rritje të infeksioneve. Një numër vendesh kanë vendosur ndalime udhëtimi që prekin Afrikën e Jugut dhe fqinjët e saj pas shfaqjes së Omicron, por kjo nuk ka arritur ta ndalojë atë të përhapet në mbarë botën.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni albin kurti rifat latifi varianti omicron albin kurti rifat latifi varianti omicron

Sondazh

Poll