Aktualitet

Sulmi në KZAZ e Kamzës, gjykata lë 20 ditë në burg 3 militantët e PD

22 Qershor 2019, 11:18 Nga DOSJA
Sulmi në KZAZ e Kamzës, gjykata lë 20 ditë në burg 3

TIRANE- Pas sulmit në KZAZ e Kamzës ku u sulmua dera hyrëse në KZAZ, gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg me 20 ditë për 3 të arrestuarit. Gjykata ka lenë në burg për 20 ditë Leonard Hajdarin, Ylli Hajdarin dhe Adi Picarin.

Të tre të arrestuarit akuzohen se kanë marrë pjesë në përplasjen me policinë në tensionet që ndodhën tri ditë më parë në këtë KZAZ. Të arrestuarit kanë mohuar në gjykatë dhunimin e insittitucioneve.

Më 19 qershor, këta persona, sipas policisë kanë protestuar në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme, duke hedhur kapsolla, kundërshtuar punonjësit e Policisë, të cilët kanë qenë të planëzuar me shërbim për ruajtjen e KZAZ-ve, duke kërkuar lirimin e ambienteve kanë tentuar në hynë me dhunë në to, me qëllim pengimin e administrimit të dokumenteve të procesit zgjedhor.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adi picari leonardo hajdari tensione ne kamez ylli hajdari zbrazja e kzaz-ve te votimit adi picari leonardo hajdari tensione ne kamez ylli hajdari zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll