Politike

FT/ Referendumi për shkarkimin Bashës, publikohet lista e vendeve ku do votohet

17 Dhjetor 2021, 19:15 Nga DOSJA
FT/ Referendumi për shkarkimin Bashës, publikohet lista e vendeve ku

TIRANË – Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike publikoi listën me vendet ku do të zhvillohet nesër referendumi për shkarkimin e kryetarit demokrat Lulzim Basha. Në listën e gjatë, janë saktësuar dhe vendodhjet e qendrave të votimeve brenda PD-së, ku rezultojnë dhe bare, lokale, pallate kulture, etj.

Ndërkohë, organizimi për mbajtjen e referendumit brenda PD-së po shkon drejt përfundimit. Ditën e nesërme, PD-ja do të mbajë një tjetër Kuvend në kuadër të anullimit të vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit, i cili u mbajt në “Air Albania”. Ky kuvend vendosi shkarkimin e kryetarit Basha me votat e 4446 delegatëve, ndryshimin e statutit të partisë, krijimin e Komisionit të Rithemelimit, i cili do të drejtojë partinë deri në 22 mars, datë kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri demokrat. Nga ana tjetër, Basha me mbështetësit e tij po përgatitet për Kuvendin e nesërm.

LAJMI KRYESOR: 18 dhjetori-Berisha ngre strukturat për shkarkimin e Bashës, kreu i PD jep mesazhin

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi i 18 dhjetorit lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha kuvendi i 18 dhjetorit lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll