Politike

Shtimi i turistëve çekë në Shqipëri, Çekia hap Konsullatë Nderi në Sarandë

17 Dhjetor 2021, 19:19 Nga DOSJA
Shtimi i turistëve çekë në Shqipëri, Çekia hap

SARANDË- Çekia ka ngritur ditën e sotme një Konsullatë Nderi në Sarandë. Mësohet se konsullata është hapur për shkak të interesit të madh të qytetarëve çekë për të vizituar Sarandën.

Për të inaguruar hapjen e Konsullatës ka qenë i pranishëm në Sarandë edhe ambasadori çek në Shqipëri, Jaroslav Ludva. Ludva tha se kjo Konsullatë do të drejtohet nga konsullja e Republikës Çeke për Qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, Lolita Poda.

Mesatarisht janë rreth 15 mijë qytetarë nga Çekia që vizitojnë Shqipërinë si vend turistik çdo vit.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike cekia ngre konsullate nderi ne sarande jaroslav ludva lolita poda cekia ngre konsullate nderi ne sarande jaroslav ludva lolita poda

Sondazh

Poll