Politike

Kuvendi i PD-së/ Rendi i ditës: Interesat personale nuk duhet të dëmtojnë partinë

17 Dhjetor 2021, 10:33 Nga DOSJA

TIRANË– Rendi i ditës i propozuar nga kryedemokrati Lulzim Basha për Kuvendin e Partisë Demokratike që do të zhvillohet ditën e nesërme në Pallatin e Kongreseve. Kuvendi që do të mbahet në ambientet e Pallatit të Kongreseve ka 3 shtylla kryesore të tij, dhe pika e parë lidhet me një vendimmarrje mbi situatën politike.

Në këtë Kuvend do të miratohet aksioni politik që do të ndjekë opozita në të ardhmen, si dhe do të miratohet programi organizativ.

RENDI:

1- Vendimmarrje mbi situatën politike me si edhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e PD, duke mos lejuar që problemet apo interesat personale të secilit anëtar të dëmtojnë interesat elektorale dhe politike të PD dhe agjendën e saj politike në përballjen me regjimin e Edi Ramës.

2-Miratimin e Aksionit Politik për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe shpalljen e Platformës Qytetare për demokraci, për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend si edhe ndërtimin e mekanizmit të bashkëpunimit me të gjitha forcat e shoqërisë në përballjen me regjimin e Edi Ramës , i cili në aleancë me krimin e organizuar ka shkatërruar çdo mjet të funksionit demokratike të shtetit shqiptar dhe po nxit braktisjen masive të vendit , kryesisht nga të rinjtë.

3-Miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike për të përgatitur strukturën e partisë për zgjedhjet e ardhshme , sipas Objektit “ partia Demokratike , partia e demokratëve dhe çdo shqiptari të ndershëm-Forca e vetme politike që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri”.

LAJMI KRYESOR: 18 dhjetori-Berisha ngre strukturat për shkarkimin e Bashës, kreu i PD jep mesazhin

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi kombetar 18 dhjetor lulzim basha kuvendi kombetar 18 dhjetor lulzim basha

Sondazh

Poll