Bota

Ngjarja e rëndë në Deçan, i riu gjendet pa jetë në shtëpinë e djegur

17 Dhjetor 2021, 13:31 Nga DOSJA
Ngjarja e rëndë në Deçan, i riu gjendet pa jetë

KOSOVË – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:35 në fshatin Lloqan të Komunës së Deçanit, në Kosovë ku një i ri është djegur brenda shtëpisë së tij.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar lajmin duke thënë se si pasojë e djegies së shtëpisë ka mbetur brenda i karbonizuar edhe një person. Trupi është gjetur nga zjarrëfikësit dhe është dërguar në morg për të bërë hetimet përfundimtare.

“Sot me datë 17.12.2021, rreth orës 06:35, Policia është i formuar se në fshatin Lloqan-Deçan, një shtëpi është duke u djegur, me të marrë informatën Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend ngjarje, dhe gjatë intervenimit nga zjarrfikësit është vërejtur se një person është brenda i djegur (karbonizuar), vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente dhe Prokurori i shtetit, me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne institutin e mjekësisë ligjore ne Prishtinë (IML) për obduksion dhe rasti cilësohet si “Hetim i vdekjes”“, ka deklaruar Rugova.


Për vdekjen e të riut ka reaguaredhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili u ep ngushëllimet familjarëve ëpr rastin e rëndë.

“I rëndë dhe pikëllues lajmi për ndarjen tragjike nga jeta, e të riut Mentor (Canë) Himaj nga fshati Lloqan komuna e Deçanit. Ngushëlime familjes Himaj, miqve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit!”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora decani kosove vdes një person decani kosove vdes një person

Sondazh

Poll