Politike

Ngrihet komisioni për shkarkimin e Bashës, e drejton Vokshi

17 Dhjetor 2021, 11:04 Nga DOSJA
Ngrihet komisioni për shkarkimin e Bashës, e drejton Vokshi

TIRANË-Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike ka ngritur komisionin që do të organizojë dhe drejtojë referendumin për ratifikimin e shkarkimit të kryedemokratit Lulzim Basha. Votimi pritet të mbahet nesër në kuadër të referendumit të nisur nga ish-kryeministri e njëkohësisht lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha. 

Komisioni do përbëhet nga:

Albana Vokshi- kryetare

Ervin Minarolli- anëtar

Enno Bozdo- anëtar

Edith Harxhi- anëtare

Keltis Kruja- anëtar.

Komisioni ushtron detyrat sipas nenit 53 të statutit të PD dhe ka përgjegjësinë që të organizojë, mbikëqyrë dhe drejtojë referendumin deri në nxjerrjen dhe shpalljen e rezultatit përfundimtar.

LAJMI KRYESOR: 18 dhjetori-Berisha ngre strukturat për shkarkimin e Bashës, kreu i PD jep mesazhin

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll