Art&Argëtim

“Pigcasso”, piktura e derrit të famshëm u shit për 20 mijë paundë

17 Dhjetor 2021, 14:06 Nga DOSJA
“Pigcasso”, piktura e derrit të famshëm u shit për 20

MBRETËRI E BASHKUAR – Një derr piktor i quajtur Pigcasso, i cili u shpëtua nga therja disa kohë më parë , është bërë një artist me famë botërore dhe ka shitur një vepër abstrakte për një rekord prej 20,000 £.

Sipas Daily mail, piktura “Wild and Free:, u ble të hënën disa orë pasi doli në shitje nga një blerës gjerman, koleksionues, i quajtur Peter Esser. Piktura është një kanavacë e madhe me vija akrilike blu, jeshile dhe të bardha, të cilave Pigcasso-s iu deshën disa javë për t’u përfunduar. 

Kjo tejkalon rekordin e mëparshëm prej 14,000 £ për veprën artistike të pikturuar nga një kafshë, të vendosur nga një shimpanze e quajtur Kongo në 2005.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kuriozitete virale derri i eger ekspozita me piktura piktura murale derri i eger ekspozita me piktura piktura murale

Sondazh

Poll