Art&Argëtim

Qyteti 10-minutësh pa makina! Njihuni me metropolin në miniaturë në Korenë e Jugut

17 Dhjetor 2021, 07:55 Nga DOSJA
Qyteti 10-minutësh pa makina! Njihuni me metropolin në miniaturë

KORE E JUGUT – Mediat e huaja kanë publikuar disa të dhëna të një ‘qyteti 10-minutësh’ të ri të pabesueshëm, ku ‘të gjitha komoditetet e qytetit’ do të jenë brenda 10 minutash shëtitje nga shtëpitë e banorëve. I titulluar “Projekti H1”, hapësira prej 504,000 metrash katrorë do të jetë e vendosur pranë maleve në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, dhe do të jetë plotësisht pa makina.

Metropoli në miniaturë – me ‘rrugë të bollshme dhe natyrë në pragun tuaj’ – do të përfshijë kullat e banimit, parqet, një hotel, një kinema, një bibliotekë dhe zyra të përbashkëta. Objektet e stërvitjeve si një pistë vrapimi, muret e ngjitjes dhe pishinat dhe shërbimet shëndetësore do të jenë gjithashtu brenda një hapësira e cila mund të përshkruhet lehtë në këmbë.

Ky ‘qytet i zgjuar’ do të përfshijë një qendër tregtare, e cila do të jetë e kompletuar me një qendër komunitare dhe një kopsht fëmijësh. Do të ketë gjithashtu hapësira të përbashkëta për “sallone diskutimi” dhe hapësira për ngjarje të tjera. Nivelet e poshtme të tetë kullave të banimit të lagjes do të përcaktohen për aktivitete tregtare, arsimore dhe kulturore.

Çdo apartament do të ketë një ballkon me hapësirë për vazo dhe mbjelljen e bimëve, dhe banorët do të inkurajohen të kultivojnë barërat dhe bimët e tyre. Ajo synon të luftojë vetminë duke përfshirë ‘hapësira të përbashkëta’ në çdo kat. Kopshtet e çatisë janë punuar në dizajnin në majën e këtyre kullave. Megjithëse është pa makina, banorët do të mund t’i parkojnë automjetet e tyre në parkingje nëntokësore.

Marrë nga dailymail.co.uk

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

foto galeri foto galeri fotogaleri kore e jugut qyteti 10 minutesh fotogaleri kore e jugut qyteti 10 minutesh

Sondazh

Poll