Art&Argëtim

Epike, burri vendos tangat e kuqe si maskë, e nxjerrin nga aeroplani

17 Dhjetor 2021, 08:48 Nga DOSJA
Epike, burri vendos tangat e kuqe si maskë, e nxjerrin nga aeroplani

SHBA – Një burrë nga Florida u ndalua të fluturonte me United Airlines pasi kishte veshur një palë tanga të kuqe si maskë për fytyrën i ulur në avion dhe e bëri këtë si shenjë proteste ndaj mandatit federal që detyronte mbajtjen e maskës.

Sipas NyPost, Adam Jenne, nga Cape Coral tha se veprimet e tij në mëngjesin e së mërkurës në aeroportin Fort Lauderdale e nxorrën atë nga një aeroplan i nisur për në Uashington, DC. Jenne këmbënguli se ai ishte në përputhje me mandatin e maskës, pasi tagat e kuqe i mbulonin hundën dhe gojën, por stafi në fluturimin e tij me sa duket nuk ishte dakord.

“Është e gjitha e pakuptimtë. COVID nuk e di që jemi duke fluturuar. Është marrëzi. Gjithçka është teatër,” tha Jenne për kërkesën për maskë në bordin e avionëve.

Jenne tha se të mërkurën nuk ishte hera e parë që ai i përdori tangat e kuqe si maskë në bordin e një aeroplan. Pavarësisht se u pezullua nga fluturimi të mërkurën, Jenne tha se kishte në plan ta provonte sërish fluturimin e radhës me një linjë ajrore tjetër.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kuriozitete kuriozitete florida shba shba tanga florida shba shba tanga

Sondazh

Poll