Art&Argëtim

Rita Ora: Jam një refugjate dhe gjithmonë do të jem e tillë, krenohem me këtë gjë

17 Dhjetor 2021, 13:39 Nga DOSJA
Rita Ora: Jam një refugjate dhe gjithmonë do të jem e tillë,

MBRETËRI E BASHKUAR – Pavarësisht se është rritur mes talljeve për faktin se ka qenë një refugjate në Londër, Ylli boteror me origjinë shqiptare Rita Ora thotë se kjo e ka bërë edhe më të vetëdijshme për respektin që duhet pasur ndaj njerëzve dhe të jetë akoma më e apasionuar në këtë kauzë.

Në një intervistë të fundit për The Independent, Ora ka folur mbi këtë temë duke thënë se do të jetë përherë një zë në mbështetje të tyre. Ajo tha se nuk e bën këtë për keqardhje por sepse ajo vetë ka qënë e tillë he e kupton sa e rëndësishme është një mundësi. Ajo tha se askush nuk zgjedh me dëshirë të jetë emigrant por rrethanat i detyrojnë.

“Ndonjëherë është e vështirë t’u shpjegosh jo-refugjatëve se si është të jesh refugjate, sepse nuk bëhet fjalë për një zgjedhje me dëshirë”, ka thënë Ora. “Nuk bëhet fjalë për të ndjerë keqardhje për ne. Bëhet fjalë më shumë për një mundësi. Nuk e di nëse do të isha këtu në këtë shtëpi ëndrrash nëse nuk do të ishte zhvendosja ime në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe ku do të isha nëse nuk do të më ishte dhënë kjo mundësi”, tha këngëtarja shqiptare.

Ajo tha se ishte sakrifica e prindërve të saj për tu ofruar një mjedi më të sigurt që i solli në Britani. Ajo tha se do ishte e fokusuar në kauzën e emigrantëve deri në fund të jetës së saj sepse ishte një refugjatë dhe do ngelej përherë e tillë. Ora madje tha se ishte krenare për këtë gjë dhe misoni i saj ishte të thyente stigmat e paragjykimet që shpesh mbizotërojnë për emigrantët.

“Prindërit e mi erdhën në Mbretërinë e Bashkuar për ne, që ne të   mund të rriteshim në një mjedis më të sigurt. Dhe për pjesën tjetër të jetës sime, do të ndihem pafundësisht e pasionuar pas refugjatëve, sepse jam një refugjate dhe do të jem gjithmonë e tillë. Jam shumë krenare që jam një refugjate. Dhe unë mendoj se shpesh ka një stigmë rreth refugjatëve. Një stigmë që me të vërtetë po e përdor misionin tim ta thyej”, tha Ora, e cila është ambasadore e UNICEF-it në Mbretërinë e Bashkuar, duke u fokusuar tek refugjatët.

Qëndrimi i Mbretërisë së Bashkuar ndaj refugjatëve nuk është përmirësuar shumë që kur familja e Rita Orës mbërriti 30 vjet më parë teksa vetëm disa javë më parë, 27 refugjatë u mbytën në ishullin e Kanalit duke u përpjekur të arrijnë në Britani dhe qeveria u përgjigj duke premtuar masa më të ashpra dhe jo kalim të sigurt.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz emigrantet rita ora rita ora flet per kosoven emigrantet rita ora rita ora flet per kosoven

Sondazh

Poll