Art&Argëtim

Ylli i La reina del Sur! Vritet aktorja meksikane Tania Mendoza, la djalin dhe…

17 Dhjetor 2021, 09:23 Nga DOSJA
Ylli i La reina del Sur! Vritet aktorja meksikane Tania Mendoza, la djalin

MEKSIKË– María Guadalupe Torres Mendoza alias Tania Mendoza, aktorja dhe këngëtarja që pati sukses në filmin “Mbretëresha e Jugut” ka mbetur e vrarë me armë zjarri si pasojë e një atentati në lagjen Cuernavaca në Morelos të Meksikës. Mediat vendase shkruajnë se rreth orës 17:30 me orën lokale, pasditen e të martës dy burra me motoçikletë mbërritën në vendin ku ishte Tania Mendoza dhe e qëlluan me breshëri plumbash për vdekje.

Tania Mendoza ishte në këtë zonë për të shoqëruar djalin 11-vjeçar në stërvitjen e futbollit në lagjen Lomas de Cortés, por aty e prisnin vrasësit. Pak minuta pas sulmit, në vendngjarje mbërritën mjekët për të ofruar ndihmën e parë, por e gjetën të vdekur aktoren. 

Pas vrasjes, policia ka vendosur një operacion në zonë për të gjetur personat përgjegjës, por deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar për këtë krim. 

Sipas gazetës El Universal, Tania Mendoza kishte rënë edhe një herë viktimë e një sulmi tjetër që ndodhi në shtator të vitit 2010, kur ajo u rrëmbye së bashku me burrin dhe djalin e saj. Në atë kohë, aktorja ka bërë denoncim në Prokurorinë e Përgjithshme të Morelos për vjedhjen e automjeteve e grabitjen e shtëpisë.

Kush ishte Tania Mendoza, “Mbretëresha e Jugut”? 

Në vitin 2005, aktorja luajti në filmin La mera mera Reyna del Sur. Ajo mori pjesë edhe në një film tjetër të quajtur ‘La vegadora de la UZI’  dhe në telenovelën ‘El Precio de tu amor’. Si këngëtare, ajo publikoi pesë albume të zhanerave ranchero, mariachi dhe grupero.

Autoritetet meksikane nuk dinë ende se kush qëndron pas vrasjes së Mendozës dhe as shkakun, por pista kryesore është larja e hesapeve nga grupi Beltran Leyva që ka në krye Juan Patron Sanchez.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz

Sondazh

Poll