Aktualitet

Dorëhiqet nga shqyrtimi i statutit të Berishës gjyqtari Agron Zhukri

17 Dhjetor 2021, 12:15 Nga DOSJA
Dorëhiqet nga shqyrtimi i statutit të Berishës gjyqtari Agron

TIRANË– Gjyqtari Agron Zhukri të cilin e përgjodhën ‘goglat’ për të shqyrtuar e gjykuar ndryshimet e bëra në statutin e Partisë Demokratike në Kuvendin e mbajtur më 11 dhjetor nga ish-kryeministri Sali Berisha, është dorëhequr. Mësohet se Zhukri e ka depozituar sot tërheqjen e tij nga kjo dosje, për arsye që ende nuk dihen. Pritet që të hidhet sërish shorti për të zëvendësuar Zhukrin.

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike i depozitoi më 15 dhjetor në Gjykatë ndryshimet statuore që u miratuar në Kuvendin Kombëtar të PD-së më 11 dhjetor, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. 

Me këtë hap të ndërmarrë, Komisioni i Rithemelimit të PD-së synon të legalizojë çdo ndryshim të miratuar në Kuvend, por duhet zgjedhur gjyqtari. Edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka depozituar në Gjykatën e Tiranës ndryshimet e bëra në statut në Kuvendin e mbledhur nga PD më 17 korrik. Çështja është regjistruar dy ditë më parë dhe është shortuar pranë kësaj gjykate. Dosja është në duart e gjyqtares Blerina Muça.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore agron zhukri sali berisha agron zhukri sali berisha

Sondazh

Poll