Aktualitet

Shkarkohet Drejtori i Burgjeve Agim Ismajli, e zëvendëson ish-prefekti Admir Abrija

17 Dhjetor 2021, 11:37 Nga DOSJA
Shkarkohet Drejtori i Burgjeve Agim Ismajli, e zëvendëson ish-prefekti

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismajli është larguar nga detyra për t’ja lënë vendin ish-prefektit të Tiranës, Admir Abrija. Mësohet se vendimi për shkarkimin e Ismajlit është marrë nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, kur kanë kaluar më shumë se dy vite nga koha që ai e mori këtë detyrë, pas shkarkimit të paraardhësit, Stefan Çipa. Në vendin e tij Manja ka vendosur Admir Abrijan, i cili ka qenë prefekt i Tiranës. Largimi i Ismajlit është kërkuar edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit pas akuzave për keqmenaxhimin e buxhetit. Në raportin e publikuar në gusht të këtij viti, KLSH shkruante se Ismajli dyshohet se keqmenaxhoi buxhetin dhe se kreu shkelje në fushën e prokurimeve publike, duke abuzuar me tenderat. KLSH zbuloi shkelje në tenderin e ushqimeve dhe ilaçeve te skaduara, konkretisht me vlera 2.349.413 dhe 1.863.910 lekësh dhe kërkoi largimin e Ismajlit e të tre zyrtarëve të tjerë.

Kush është Admir Abrija që e zëvendëson?

Admir Abrija është diplomuar fillimisht për filozofi në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë. Nga viti 2005 deri në vitin 2009 ka përfunduar fakultetin e Drejtësiëë, për të vazhduar më pas një master në Bussines Laë, sërish në Fakultetin e Drejtësisë. Kjo i ka shërbyer të pajiset me licensën e avokatit. Punën e parë e ka nisur si oficer sigurie i Gardës së Republikës në vitin 1999. Më pas është bërë zëdhënës i institucionit. Për 8 muaj ka punuar si Shef Sigurie në Presidencë, gjatë kohës kur Kryetar Shteti ishte Bamir Topi. Karriera në polici nuk iu ndal gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike si drejtues i policisë në disa poste.

Ndërrimi i pushteteve në vitin 2013 e gjeti Abrijan si Drejtor të Kufirit në Gjirokastër. Më pasu  emëruar vartës i Elisa Spiropalit, në kohën kur ministrja ishte drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave. Gjatë kësaj kohe emri i Admir Abrijas u përmend nga KLSH, pasi bashkë me zyrtarët e tjerë të lartë, përdorën një shumë parash nga buxheti i doganave për të përmirësuar gjuhën angleze. Më pas ai mbajti detyrën e administratorit të Bashkisë së Tiranës për zonën e Farkës, post që e pasoi me detyrën e Prefektit të Tiranës. Tashmë zyrtarisht ka marrë një tjetër post të lartë.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet admir abrija agim ismajli shkarkohet agim ismajli ulsi manja admir abrija agim ismajli shkarkohet agim ismajli ulsi manja

Sondazh

Poll