Aktualitet

I dënuar me 7 vite për prostitucion, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

17 Dhjetor 2021, 12:32 Nga DOSJA

I dënuar me 7 vite për prostitucion, arrestohet 27-vjeçari

TIRANË– Një i ri është arrestuar në Tiranë pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale ‘shfrytëzim i prostitucionit’. Policia informon se 27-vjeçari ishte dënuar me 7 vite burgim për këtë vepër penale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, u bë kapja dhe ndalimi i 3 personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim B.B, 27 vjeç, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane tirane arrestim ne tirane tirane

Sondazh

Poll