Aktualitet

ANËTARËT/ Formohet trupa! Daniela Shirka në krye të gjykimit të Tahirit e Çelës

17 Dhjetor 2021, 12:07 Nga DOSJA
ANËTARËT/ Formohet trupa! Daniela Shirka në krye të gjykimit

TIRANË– Gjyqtarja Daniela Shirka do të jetë kryesuesja e trupës gjykuese që do të ketë në dorë fatin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Shirka do të kryesojë trupën gjykuese në seancën që pritet të mbahet më datë 20 dhjetor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). Anëtarë të tjerë janë Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi.

Njoftimi: Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, për çështjen në ngarkim të të pandehurve S.T. dhe J.Ç., e regjistruar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 24.11.2021, me nr. 47 regjistri themeltar, është planifikuar seanca gjyqësore në datë 20.12.2021, ora 09:00. Pas plotësimit të trupit gjykues, ka rezultuar se çështja do të shqyrtohet nga kryesuese – gjyqtarja Daniela Shirka, anëtar – gjyqtari Engert Pëllumbi dhe anëtare – gjyqtarja Igerta Hysi.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën 20 dhjetor për seancën e parë të rigjykimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtuesit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Gjykata e Lartë i dha një fitore proceduriale Tahirit, kur vendosi prishjen e vendimit të 26 qershorit 2020 të Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe rikthimin e çështjes për shqyrtim tek një trupë tjetër e Gjykatës së Posaçme të Apelit. Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm.

Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar. Vendimi i shkallës së parë u prish nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila e riktheu çështjen për rishqyrtim.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll