Aktualitet

“Benz”-in plot me kanabis në Lezhë! Arrestohen dy të rinjtë nga Tirana

17 Dhjetor 2021, 11:31 Nga DOSJA
“Benz”-in plot me kanabis në Lezhë! Arrestohen dy të

LEZHË– Dy persona me inicialet A. H., 20 vjeç dhe M. P., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë janë vënë në pranga nga Policia e Lezhës pasi akuzojhen për trafik të lëndëve narkotike. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se të dy po udhëtonin me mjetin tip “Benz” drejt Lezhës në momentin që u ndaluan nga policia. Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues A. H. dhe pasagjer M. P., është gjetur një sasi kanabisi që është sekuestruar. Bashkë me të u sekuestruar dhe mjeti ku u gjet droga e dy aparatë ceularë.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit A. H., 20 vjeç dhe M. P., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të automjetit tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. H. dhe pasagjer shtetasin M. P., është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 2 aparate celulare. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona në lezhë policia e lezhes arrestohen dy persona në lezhë policia e lezhes

Sondazh

Poll