Aktualitet

Sekuestrohen 255 mijë euro në pikat kufitare, procedohen dy të huaj e 1 shqiptar

17 Dhjetor 2021, 09:39 Nga DOSJA
Sekuestrohen 255 mijë euro në pikat kufitare, procedohen dy të

TIRANË– 255 mijë euro, para kesh të gjetura në mjete të ndryshme në pika kufitare të Shqipërisë janë sekuestruar. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, bëhet me dije se në Kapshticë, Morinë dhe Muriqan janë sekuestruar 127.500 euro dhe 2 radio si ato të Policisë. Për këto para janë proceduar penalisht 2 persona me shtetësi të huaj dhe 1 shqiptar, që nuk i deklaruan shumat monetare në kufi. Në Morinë janë sekuestruar 53 mijë e 600 euro që u gjetën në mjetin me drejtues 35-vjeçarin nga Rumania. Në muriqan janë sekuestruar 40 mijë euro që u gjetën në automjetin me drejtues C. B., 37 vjeç, banues në Rumani. Në Kapshticë janë sekuestruar 33 mijë e 900 euro që u gjetën në makinën e 40-vjeçarit me inicialet K. Xh., banues në fshatin Zavalinë, Elbasan.

Njoftimi nga Policia e Shtetit

Kontrolle intensive në pikat e kontrollit të kalimit kufitar, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve, nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe strukturat hetimore vendore, në bashkëpunim me autoritetet doganore, janë goditur 3 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Në Kapshticë, Morinë dhe Muriqan janë sekuestruar 127.500 euro dhe 2 radio si ato të Policisë. Procedohen penalisht 2 shtetas të huaj dhe 1 shtetas shqiptar, që nuk i deklaruan shumat monetare në kufi. Në vijim të kontrolleve të përbashkëta të Policisë Kufitare me strukturat hetimore vendore dhe ato doganore, bazuar në informacionet e marra në analizën e riskut u bë e mundur që:

Në Morinë të sekuestrohen 53.600 euro, në hyrje të RSH-së, të cilat u gjetën në automjetin me drejtues shtetasin D. D, 35 vjeç, banues në Rumani; Në Muriqan të sekuestrohen 40.000 euro, në hyrje të RSH-së, të cilat u gjetën në automjetin me drejtues shtetasin C. B., 37 vjeç, banues në Rumani. Në automjetin e këtij shtetasi janë gjetur edhe 2 radio si ato që përdor Policia. Në Kapshticë të sekuestrohen 33.900 euro, në dalje të RSH-së, të cilat u gjetën në automjetin me drejtues shtetasin K. Xh., 40 vjeç, banues në fshatin Zavalinë, Elbasan. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtoritë Vendore të Policisë Kukës, Shkodër dhe Korçë janë proceduar penalisht shtetasit D. D., C. B. dhe K. Xh., për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Materialet i kaluan Prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll