Aktualitet

Ngacmonte seksualisht gratë në rrugët e Athinës, arrestohet shqiptari në Athinë

17 Dhjetor 2021, 11:29 Nga DOSJA
Ngacmonte seksualisht gratë në rrugët e Athinës, arrestohet

ATHINË – Policia greke ka vënë në pranga një 43-vjeçar shqiptar në Athinë, pas denoncimit të një gruaja e cila tha se ishte ngacmuar seksualisht në rrugë nga shqiptari. 43-vjeçari u ndalua dhe u dërgua në polici, ndërsa pas hetimeve rezultoi se ai është autor edhe i 3 rasteve të tjera të ngjashme.

Denoncuesja ka thënë për një emision grek se ka qenë në rrugë në lagjen ‘Kypseli’ kur shqiptari iu afrua dhe filloi ta prekte. Pastaj u largua, dhe sipas deklarimeve të denoncueses, ai i tha “faleminderit”. Pas këtij momenti, gruaja e regjistroi me celular 43-vjeçarin dhe videon e publikoi në Facebook-un e saj ku shkruante se ky person ngacmonte seksualisht gratë në rrugë. Ajo shkoi edhe në polici për të denoncuar ngjarjen. Por pas disa orësh, reaguan edhe gjashtë gra të tjera, të cilat denoncuan se janë ngacmuar seksualisht.

“Brenda pak orësh më kontaktuan 6 gra. Nga e njëjta zonë. Tre prej tyre ishin ngacmuar nga i njëjti burrë. Ato e njohën. Tre gratë e tjera ishin ngacmuar nga persona të tjerë”, tha një prej grave të denoncuara.

Marrë nga protothema.gr

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet akuza per ngacmim seksual arrestohet shqiptari ne greqi akuza per ngacmim seksual arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll