Bota

Erdogan mban video-telefonatë me Musk, biseda fokusohet në teknologjitë satelitore

16 Dhjetor 2021, 21:02 Nga DOSJA
Erdogan mban video-telefonatë me Musk, biseda fokusohet në

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Elon Musk, themeluesi i prodhuesit të makinave elektrike Tesla dhe kompanisë së eksplorimit të hapësirës SpaceX, mbajtën një video-telefonatë të enjten dhe folën mbi një sërë çështjesh, duke përfshirë ekonominë dixhitale dhe Programin Kombëtar të Hapësirës të Turqisë.

Anadolu Agency shkruan se sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë, u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve publike, të sektorit privat në Turqi dhe kompanive të Musk në fusha të ndryshme, veçanërisht në teknologjitë satelitore dhe hapësinore.

Biseda u fokusua edhe në automjetet elektrike, investimet afatgjata dhe hapat për përmirësimin e bashkëpunimit ekzistues.Përveç hapave të përbashkët që mund të ndërmerren në lidhje me bateritë e litiumit të automjetit të parë elektrik vendas të Turqisë TOGG, u diskutua edhe procesi i hedhjes në orbitë të satelitit të komunikimit Turksat 5B të Turqisë. 

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota elon musk rexhep tajip erdogan elon musk rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll

Bota 16 Dhjetor 2021, 16:50

EMA: Pilula Pfizer përballon variantin Omicron

BRUKSEL- Agjencia Evropiane e Barnave ka bërë me dije se pilula e krijuar nga Pfizer për Covid-19 mund të përdoret në mënyrë eksperimentale, deri sa të marrë au...