Bota

COVID-i në Greqi, qeveria miraton masat e reja shtrënguese

16 Dhjetor 2021, 18:06 Nga DOSJA
COVID-i në Greqi, qeveria miraton masat e reja shtrënguese

GREQI – Të gjithë personat që do të hyjnë në territorin grek nga data 19 dhjetor duhet të kenë me vete testin molekular PCR me afat 72 orësh ose një test të shpejtë 48 orësh anti-COVID. Pavarësisht, pajisjes me çertifikatën e vaksinimit, të gjithë personat që do të udhëtojnë drejt Greqisë duhet të jenë të pajisur me rezultatet e njërës prej këtyre dy testeve .

Nga këto masa përjashtohen, qytetarët që qëndrojnë jashtë Greqisë për më pak se 72 orë. Ky vendim është i vlefshëm për të gjitha personat mbi moshën 5 vjeç.

Vendimi i qeverisë helene u konfirmua nga zv/ministrja e Shëndetësisë Mina Gaga. Këto masa të reja shtrënguese janë marrë në kuadër të festave të fundvitit dhe parandalimit të variantit “Omicron”. Ndryshimet e reja do të vihen në fuqi që prej orës 06:00 të 19 dhjetorit.

Marrë nga “Athina 9.84”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni covid ne greqi masat e reja anti-covid omicron covid ne greqi masat e reja anti-covid omicron

Sondazh

Poll

Bota 16 Dhjetor 2021, 16:50

EMA: Pilula Pfizer përballon variantin Omicron

BRUKSEL- Agjencia Evropiane e Barnave ka bërë me dije se pilula e krijuar nga Pfizer për Covid-19 mund të përdoret në mënyrë eksperimentale, deri sa të marrë au...