Bota

Vrau në mënyrë makabre profesoreshën në banesën saj, dënohet pas 35 vitesh shqiptari

16 Dhjetor 2021, 18:43 Nga DOSJA
Vrau në mënyrë makabre profesoreshën në banesën

AUSTRALI – Shqiptari Martin Dukagjini u shpall fajtor për vrasjen e profesoreshës së italishtes Tatiana Sokolof në Universitetin e Sidneit, krim i kryer në vitin 1986. Ditën e sotme, Gjykata e Lartë vendosi dënimin me 20 vjet burg të Dukagjinit, i cili e vrau Sokolof në banesën e saj pasi kishte hyrë për grabitje.

Autorësia e krimit u vulos vetëm pas kryerjes së analizave të ADN-së. Në pizhamat e viktimës u gjetën 3 pika gjaku dhe një tjetër në dyshemenë e shtëpisë së saj. Rezultatet treguan se gjaku i përkiste shqiptarit Dukagjini. Për faktin se analizat e ADN-së nuk aplikoheshin në vitet ’80-të, autori i krimit nuk u zbulua për mëse 30 vjet. Dukagjini, 65 vjeç, u arrestua në vitin 2019. Ai gjithmonë i mohoi akuzat për vrasjen e 57-vjeçares.

Ngjarja ka ndodhur në 4 shtator 1986 në banesën e viktimës në Haberfield. Martin Dukagjini kishte hyrë në banesën e Tatiana Sokolofit për ta grabitur. Në një moment, ai u pikas nga profesoresha dhe e mbyti me kordon elektrik, ndërsa e goditi më pas me një shufër druri në kokë. Kjo goditje rezultoi fatale. E ndjera jetonte bashkë me nënën e saj 87-vjeçare, e cila ishte e shurdhër dhe shëndetlig.

Megjithëse për ngjarjen dëshmuan shumë fqinj, studentë të profesoreshës, etj., autorësia dhe mënyra e kryerjes së krimit mbeti e pazbardhur për 35 vjet. Sipas të dhënave të policisë, Martin Dukagjini banonte 3 km larg Tatiana Sokolofit dhe njihej si grabitës banesash.

Tashmë, ai duhet të vuajë dënimin për vrasjen e kryer.

Marrë nga “The Standard” 

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota australi denohet shqiptari vrasje australi denohet shqiptari vrasje

Sondazh

Poll

Bota 16 Dhjetor 2021, 16:50

EMA: Pilula Pfizer përballon variantin Omicron

BRUKSEL- Agjencia Evropiane e Barnave ka bërë me dije se pilula e krijuar nga Pfizer për Covid-19 mund të përdoret në mënyrë eksperimentale, deri sa të marrë au...