Bota

2 metra bimë! Zbulohet laboratori i kanabisit në Kosovë, arrestohen dy persona

16 Dhjetor 2021, 17:01 Nga DOSJA
2 metra bimë! Zbulohet laboratori i kanabisit në Kosovë,

KOSOVË – Policia e Kosovës, gjatë një kontroli ditën e some në fshatin Shkabaj të Obiliqit ka zbuluar një një laborator droge. Laboratori ishte i vendosur në bodrumin e një banese. Gjatë kontrollit janë kapur edhe 700 rrënjë kanabis të gjata mbi 2 metër.  Policia ka arrestuar dy persona, të cilët do të mbahen në paraburgim për 48 orë.

“Nga bastisja e kryer në Shkabaj të komunës së Obiliqit, në bodrumin e shtëpisë e të dyshuarit është identifikuar një laborator për prodhimin e substancave narkotike dhe janë gjetur e sekuestruar rreth 700 bimë narkotike të gjatësisë mbi 2m, të llojit kanabis. Në këtë çështje penale, prokurori i shtetit ka aplikuar masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit, me ç’ rast me aktvendim të njëjtit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve dy (2) persona të dyshuar, për shkak të veprës penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, njofton prokuroria.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora 621 bimë kanabisi akuzat per kanabis laborator droge policia e kosoves 621 bimë kanabisi akuzat per kanabis laborator droge policia e kosoves

Sondazh

Poll