Bota

Po ecte me shpejtësi të lartë, ndërron jetë 26-vjeçari shqiptar në Nju Jork (EMRI)

16 Dhjetor 2021, 19:32 Nga DOSJA
Po ecte me shpejtësi të lartë, ndërron jetë

SHBA – Një 26-vjeçar shqiptar ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Bronx pasi automjeti të cilin ai drejtonte u përplas me një shtyllë në autostradën Haight Ave. Sipas mediave vendase, viktima quhet Kreshnik Kajtazi. Ai kishte marrë plagë të rënda në kokë, që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Pasagjeri, i cili udhëtonte me Kajtazin ka marrë plagë serioze në trup dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia raporton se i ndjeri po drejtonte automjetin Mercedes Benz ML320 me shpejtësi të madhe. Ai ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke kaluar semaforët në kohën kur ishte ndezur drita e kuqe. Në Morris Park Avenue, shoferi nuk ka mundur dot ta manovrojë si duhet automjetin për shkak të shpejtësisë së lartë dhe u godit me një shtyllë.

Kajtazaj dhe pasagjeri ndodheshin afro 1 km larg banesës së viktimës. Ambulanca dhe policia mbërrit në vendngjarje, por për fatin e keq 26-vjeçari kishte humbur jetën në vend.

Marrë nga “Neë York Daily News”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota aksident në shba vdes shqiptari ne shba aksident në shba vdes shqiptari ne shba

Sondazh

Poll

Bota 16 Dhjetor 2021, 16:50

EMA: Pilula Pfizer përballon variantin Omicron

BRUKSEL- Agjencia Evropiane e Barnave ka bërë me dije se pilula e krijuar nga Pfizer për Covid-19 mund të përdoret në mënyrë eksperimentale, deri sa të marrë au...