Bota

Skandali në Francë, zbulohen 110 mijë çertifikata false vaksinimi nga Covid

16 Dhjetor 2021, 17:32 Nga DOSJA
Skandali në Francë, zbulohen 110 mijë çertifikata false

FRANCË –Ministria e Brendshme franceze tha ditën e sotme se rreth 110,000 karta false shëndetësore janë në qarkullim në Francë, teksa me qindra hetime kanë nisur përdoruesve dhe atyre që i kanë krijuar këto dokumenta të falsifikuara.

Sipas France24, çertifikata apo leja shëndetësore, që tregon vërtetimin e vaksinimit, rikuperimin ndaj Covid ose një rezultat negativ të testit PCR, kërkohet për akses në transportin publik, restorante dhe ngjarje kulturore. Ndërsa ata hetojnë përdoruesit dhe shpërndarësit e dokumenteve të rreme, policia ka thënë se personeli mjekësor ndonjëherë është bashkëpunëtor në mashtrim sipas ministrit të brendshëm, Gerald Darmanin.

“Problemi me kartat e rreme shëndetësore është se ato shpesh përfshijnë bashkëpunimin e mjekëve të vërtetë ose infermierëve të vërtetë. Kjo e vështirëson shumë situatën,” tha ai.

Rreth 100 njerëz janë arrestuar si rezultat i 400 hetimeve që kur leja shëndetësore u bë e detyrueshme në pjesë të jetës publike në Francë. Ata rrezikojnë deri në pesë vjet burg teksa disa tashmë janë dënuar. Qeveria franceze ka paralajmëruar se numri i pacientëve me Covid në kujdesin intensiv mund të arrijë në 4,000 gjatë sezonit të Krishtlindjeve, krahasuar me 3,000 tani.

Franca po promovon vaksinat përforcuese për të kontrolluar një tragjedi nga Omicron dhe ka paralajmëruar se lejet shëndetësore nuk do të jenë më të vlefshme nga mesi i janarit, përveç nëse mbajtësit marrin një dozë shtesë.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota çertifikata covid certifikata e vaksinimit france çertifikata covid certifikata e vaksinimit france

Sondazh

Poll

Bota 16 Dhjetor 2021, 16:50

EMA: Pilula Pfizer përballon variantin Omicron

BRUKSEL- Agjencia Evropiane e Barnave ka bërë me dije se pilula e krijuar nga Pfizer për Covid-19 mund të përdoret në mënyrë eksperimentale, deri sa të marrë au...