Aktualitet

Kosovë/ Arrestohet Noizy, del pas 12 orësh: Shkak sherri me “Babastars” (Zhvillimet)

16 Dhjetor 2021, 09:50 Nga DOSJA
Kosovë/ Arrestohet Noizy, del pas 12 orësh: Shkak sherri me

KOSOVË– Reperi shqiptar, Rigels Rajku, i njohur dhe me emrin e artit si Noizy, u arrestua mbrëmjen e kaluar nga Policia e Kosovës. Zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti bëri për mediat e vendit fqinj se këngëtari Rajku u prangos në pikën kufitare të Vermicës dhe më pas u dërgua në stacionin policor në Prishtinë. Por reperi është lënë i lirë ditën e sotme, pas disa orësh qëndrimi në qelinë e paraburgimit, pasi sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, reperi ose do të mbahej 100 ditë burgim ose të paguante gjobë prej 2000 eurosh. Noizy zgjodhi të paguante gjobën duke u liruar.

Pas lirimit të tij, ai ka sqaruar të gjithë ndjekësit e tij lidhur me arsyen e arrestimit të tij, duke sqaruar se bëhej fjalë për një gjobë të papaguar nga sherri i 5 viteve më parë me grupin “Babastars”. Pikërisht kjo gjobë e papaguar ka lënë shenjë pasi sistemi kufitar ka treguar pasaportën e reperit me “vulë” të kuqe në momentin që ai është kthyer ditën e djeshme nga Zvicra pasi ka qëndruar atje për disa ditë nën shoqerinë e reperit, Gramoz Aliu i njohur si Mozzik dhe aktorit Blerim Destani.

Por si ka ndodhur sherri mes dy grupeve rivale në Prishtinë? 

Në muajin shtator të vitit 2016 para hotelit ‘Swiss Diamond’ në Prishtinë reperi Noizy i shoqëruar nga shoku i tij, reperi Varrosi janë konfliktuar me anëtarët e labelit Babastars, Cozman dhe shokut të tij, Albert Krasniqit. Nga sherri ka mbetur i plagosur me një plumb Noizy dhe Varrosi. Ndërsa nga ana tjetër Cozman u mbajt në paraburgim për 48 orë pas ngjarjes. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Sherri me Babastars/ U arrestua sot në Kosovë, Noizy: Kisha një gjobë për të paguar

U lirua nga burgu! Noizy nuk i mban dot NERVAT, bën shenjën e armës

Pasaporta i doli me shenjë të kuqe, pista e parë për arrestimin e Noizyt

U kap në Kosovë! Lirohet nga burgu Noizy

Çastet e FUNDIT në liri! Noizy fotografohet në avion në Zvicër, u nis drejt Kosovës

Arrestimi i Noizyt në Kosovë, PAMJET kur reperi shoqërohet nga policia

(a.b;f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore showbiz arrestohet noizy blerim destani gramoz aliu noizy rigels rajku arrestohet noizy blerim destani gramoz aliu noizy rigels rajku

Sondazh

Poll