Aktualitet

PD-së Shkodër i vihet kyçi, Gjini: Kryetari i degës të distancohet nga kjo lajthitje

16 Dhjetor 2021, 13:20 Nga DOSJA
PD-së Shkodër i vihet kyçi, Gjini: Kryetari i degës

SHKODËR – Selisë së Partisë Demokratike në qytetin e Shkodrës i është vënë dryni, teksa kangjellat e portës hyrëse në të, janë të mbyllura. Kjo gjë është denoncuar nga një nga anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Gjini, i cili i ka bërë thirrje kryetarit të degës së PD-së në Shkodër, Xhevdet Amuli të “distancohet nga kjo lajthitje” pasi dega nuk është pronë private.

Gjini e cilësoi këtë veprim si përcarjen më të madhe që po induktohet nga ish-kryetari i dhe deputeti Lulzim Basha, sic e quajti ai.

Postimi i Ervin Gjinit:

“Dëshpërimi që ka kapluar pseudotolerantat dhe gjithëpërfshirësit Bashistë shprehet mirë në aksionin e mbylljes me zinxhirë të degës së PD-së Shkodër. I bëj thirrje kryetarit të degës z. Xhevdet Amuli të distancohet nga kjo lajthitje pasi dega nuk është pronë private. Kjo është përçarja më e madhe që po induktohet nga ish kryetari dhe deputeti Lulzim Basha. Turp!”

LAJMI KRYESOR: Kyçen dyert e PD, mbështetësit e Berishës: Basha ka frikë! Zyrtarët e mohojnë

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike dega e pd shkoder ervin gjini lulzim basha partia demokratike sali berisha xhevdet amuli dega e pd shkoder ervin gjini lulzim basha partia demokratike sali berisha xhevdet amuli

Sondazh

Poll