Aktualitet

Mallra kontrabandë në Kakavijë, arrestohet një person dhe procedohet doganieri

16 Dhjetor 2021, 15:17 Nga DOSJA
Mallra kontrabandë në Kakavijë, arrestohet një person dhe

GJIROKASTËR – Policia e Gjirokastrës arrestoi sot një person si procedoi njërin prej doganierëve të pikës kufitare të Kapshticës për kalimin e disa mallrave kontrabandë.

I ndaluari është shtetasi E.M., 40 vjeç. Pas kontrollit në makinën e tij, u gjetën produkte të ndryshme: mishi, steka cigaresh, të cilat ishin kaluar në mënyrë paligjshme në doganën e Kakavijës. Në lidhje me këtë ngjarje, u vendos dhe procedimi i inspektorit të doganës së Kakavijës A.O., 31 vjeç, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

NJOFTIMI I POLICISË SË GJIROKASTRËS:

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kakavije mallra kontrabande kakavije mallra kontrabande

Sondazh

Poll