Aktualitet

“Duam garanci!”/ Ka shpresë! Presidenti bullgar: Gati t’i hapim rrugë Shkupit për BE

16 Dhjetor 2021, 17:49 Nga DOSJA
“Duam garanci!”/ Ka shpresë! Presidenti bullgar: Gati t’i

BULLGARI– Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev do të mbledhë Këshillin për Sigurinë Kombëtare për të diskutuar qëndrimin e Sofjes zyrtare ndaj Maqedonisë së Veriut, për rrugëtimin e kësaj të fundit në çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Proces që prek drejtpërdrejt edhe Shqipërinë, pasi dy vendet është vendosur ta bëjnë së bashku rrugëtimin e tyre. Sipas mediave vendase bullgare, BNR.bg, presidenti ka bërë me dije në Bruksel se ka kërkuar konsensus me të gjitha partitë politike në Asamblenë Kombëtare për të dhënë edhe Bullgaria “dritën jeshile”.

Bullgaria do t’i hapë dyert Maqedonisë së Veriut vetëm pas garancive dhe mbrojtjes së interesit tonë kombëtar, përfshirë mbrojtjen kushtetuese të bullgarëve maqedonas, refuzimin e gjuhës së urrejtjes dhe garancitë për pakthyeshmërinë e këtij procesi,”- mësohet se është shprehur Radev. Po ashtu, ai tha se qeveria po punonte në një analizë të plotë se pse kanë shkuar në pikën ku Bullgaria nuk është plotësisht në gjendje të thotë ‘po’.

“Unë i bëj thirrje parlamentit bullgar të iniciojë një dialog të strukturuar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, në në mënyrë që të gjejmë zgjidhjet më të mira dhe të hapim dyert për anëtarësimin në BE sa më shpejt të jetë e mundur”, theksoi Radev.

Në konferencën e fundit ndërqeveritare, Bullaria ishte vendi që nxorri karton të kuq për çështjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke vënë veton për këtë të fundit. Por për shkak të rregullores së Bashkimit Europian, vendimi për të çelur negociatat ose për t’u anëtarësuar zyrtarisht në BE, duhet që të jetë unanim nga të gjitha vendet. Kështu që prej vetos së vendosur ndaj Shkupit, as Shqipëria nuk mundi që të përparonte në proces. 

Po çfarë saktësisht kërkon Bullgaria nga Maqedonia e Veriut?

Sipas historiografisë zyrtare bullgare, banorët me origjinë sllave të Maqedonisë së Veriut janë bullgarë dhe flasin bullgarisht – por pësuan ‘lavazh truri’ gjatë regjimit komunist në Jugosllavinë e Titos (1945-91). Kështu u krijua një identitet dhe gjuhë e re “maqedonase”, megjithatë ky pretendim nuk është i ri, por është pozicioni zyrtar i Bullgarisë që nga vitet 1950.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni rumen radev vetoja e bullgarise rumen radev vetoja e bullgarise

Sondazh

Poll